Greqia i ka dërguar një mesazh të fortë Turqisë në 197-vjetorin e pavarësisë, përmes një parade ushtarake të mbajtur në Athinë. Në Athinë u mbajt parada më e madhe ushtarake e këtyre viteve, një shenjë e helenëve për të demonstruar forcën e tyre ndaj Turqisë, pas tensioneve që kanë përfshirë dy vendet.
Parada u ndoq dhe nga presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, para të cilit u ekspozua artileria e rëndë ushtarake, si tanke në rrugë, helikopterë dhe avionë në ajër.
Në fjalimet e tyre, përfaqësuesit e shtetit helen i përcollën mesazhe të forta fqinjit të tij, duke deklaruar mbështetjen e hapur ndaj dy oficerëve grekë, që po hetohen në Turqi.
“Greqia është popull i paqes, miqësisë dhe demokracisë, ideale që bazohen në respektimin e plotë të drejtësisë evropiane dhe ndërkombëtare nga të gjitha palët. Mbrojmë lirinë, kufijtë, territorin dhe sovranitetin e Greqisë”.