Loading...

Grabitja në Gjirokastër, kush është i riu i arrestuar që terrorizoi çiftin e moshuar

Arrestohet autori i grabitjes që ndodhi mëngjesin e sotëm në Gjirokastër. Burime zyrtare nga policia thanë se Arbland Demçaj, 29 vjeç, akuzohet se ka vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Astrit Çeribashit, dy celularë, disa bizhuteri dhe rreth 10.000 lekë. Gjatë kontrollit të ushtruar, këto sende iu gjetën të riut.

NJOFTIMI I POLICISE
Zbardhet në kohë rekord vjedhja me dhunë e banesës së shtetasit A.Ç, 67 vjeç, ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 21.03.2017

Arrestohet autori i dyshuar i vjedhjes.
Gjenden dhe sekuestrohen edhe provat materiale të vjedhura në banesë nga autori.

Në vijim të informacionit paraprak, ku është vjedhur me dhunë banesa e shtetasit A.Ç, në lagjen Manalat, nga një person i paidentifikuar dhe i maskuar, ku të pranishëm në momentin e ngjarjes kanë qënë të zotët e banesës shtetasit A.Ç, 67 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasia L.Ç 58 vjeçe, me të cilët autori I ngjarjes është konfliktuar, ju informojme se: Pas një pune intensive të bërë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, u bë e mundur zbardhja në kohë e ngjarjes si dhe identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

Arbland Demçaj, 29 vjeç, banues në Gjirokastër. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan dy telefona celular të markës Samsung, disa bizhuteri, një unazë e një varëse, ndërsa sasinë prej 10.000 lekësh aurori e kishte shpenzuar në lojra fati. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, të parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com