Policia e Fierit ka arrestuar 5 persona si pjesë e një rrjeti të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Nga operacioni janë sekuestruarr 349 kg drogë.
Burime nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit janë: Gazment Allkaj, 24 vjeç, L.J., 41 vjeçe 3.F.J., 30 vjeçe 4.O.J., 47 vjeçe 5.I.J., 31 vjeçe.
Arrestimi u bë pas informacioneve operative se në banesën e shtetasit Allkaj ishte në proces përpunimi një sasi lënde narkotike kanabis. Në banesën në fshatin Çorush është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 349 kg lëndë narkotike, një pjesë në proces përpunimi.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.