Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencën ”Sfida e migracionit”, deklaroi se “nuk largohen vetëm shqiptarët drejt vendeve më të pasura”, duke shtuar se njerëzit ikin edhe nga vendet që janë anëtare të Bashkimit Europian.
Mbi këtë deklaratë të Ramës, ka reaguar LSI-ja. Deputetja e kësaj force politike, Klajda Gjosha e cilëson si mani dhe delir të Ramës për ta tranjtuar si normale emigracionin, por ish-ministrja nuk nguron as ti tregojë se po i jep fundi. Në një shkrim të postuar në rrjetin social facebook, ish-ministrja e Integrimit, rendit disa pyetje për kreun e qeverisë, ku në njërën e pyet se pse qytetarët pranojnë të jetojnë në çadra vetëm për të mos bërë kompromis me realitetin shqiptar?
Më ajo shton se: ”Nuk e di si e shpjegon Kryeministri faktin që numri i azilkërkuesve në Francë, Suedi, Gjermani ka qënë përtej limiteve gjatë viteve të fundit, madje ku qytetarët kanë pranuar të jetojnë në çadra vetëm për të mos bërë kompromis me realitetin shqiptar? Si e shpjegon ai faktin që vetëm në tre muajt e parë të 2018 edhe Greqia është vënë në alarm për numrin e kërkesave për azil, në një kohë kur mos harrojmë që të gjithë shqiptarët kanë minimumi nga një të afërm që jeton në Greqi prej vitesh? Si e shpjegon faktin që po shkelen të gjitha rregullat e lëvizjes së lirë duke kaluar përtej afateve 90 ditore të qëndrimit në hapësirën Schengen?”,-shkruan Gjosha.
Sipas asaj, arsyet pse shqiptarët po braktisin vendin, është se nuk ka më shpresë dhe të gjesh sot një vend pune shkruan Gjosha, është luks.
”Qytetarët po e braktisin vendin sepse nuk ka mbetur më asnjë fije shpresë. Sepse të gjesh sot një vend pune është kthyer në lluks! Sepse qeverisë i janë errësuar sytë para pushtetit dhe refuzon të ulet me këmbë në tokë për të dëgjuar britmat që vijnë nga familjet në nevojë, nga rinia, nga bankierët, nga mësuesit, nga mjekët, nga bizneset!”,-shton më tej ish-ministrja e Integrimit.