Voltana Ademi, kryebashkiakja e Shkodrës i kërkon prefektit të qarkut të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e përmbytjeve duke theksuar se rrezikohet jeta e popullatës.
“Në vijim të situatës së krijuar nga shkarkimet e pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, keq-menaxhimi i kaskadës së lumit Drin dhe mungesës së informacionit mbi sasinë dhe kohën e shkarkimeve, si pasojë e këtyre shkaqeve jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç ku rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit”, thuhet në kërkesën e Ademit.
KËRKESA E PLOTË:
KËRKESË PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË EMERGJENCËS NË NJË PJESË TË TERRITORIT TË BASHKISË SHKODËR
Në vijim të situatës së krijuar nga shkarkimet e pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, keq-menaxhimi i kaskadës së lumit Drin dhe mungesës së informacionit mbi sasinë dhe kohën e shkarkimeve, si pasojë e këtyre shkaqeve jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç ku rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.
Përsa më sipër dhe referuar Ligjit nr 8756 datë 26.03.2001” PËR EMERGJENCAT
CIVILE” Neni 2 ,pika 1 , Neni 13 , pika b si dhe :
V.K.M-së Nr.664, datë 18.12.2002 “PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E
SHPALLJES SË GJENDJES SË EMERGJENCES CIVILE” , pika 1 si dhe pika 5 , germa
a., germa c,paragrafi i dytë ,
Kërkojmë shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në pjesët e sipërpërmendura të
territorit të Bashkisë Shkodër.
Kryetare
Voltana ADEMI