Policia e Los Anxhelosit njoftoi se një trup i gjetur hedhur në një varr të cekët besohet se është i aktores dhe modeles shqiptare nga Maqedonia, e cila u zhduk në Los Anxhelos muajin e kaluar
Adea Shabani, 25 vjeçe me origjinë nga Maqeonida, u pa duke ikur nga shtëpia e saj në Hollivud më 23 shkurt me të dashurin e saj Cris Spots. 33-vjeçari që ishte i lidhur me një grua tjetër, vrau veten pasi bëri që policia ta ndiqte me shpejtësi të madhe javën që shkoi.
Policia e Los Anxhelosit e gjeti atë që besohet se është trupi i saj, të hënën rreth 430 milje larg në një varr afër nj pellgu në Spencevilë Wildlife Area, California.
Përmes nj avokati, Spotz u tha hetuesve se ata kishin ikur nga Los Anxhelos për një udhëtim në shtëpinë e babait të tij në Kaliforninë e veriut.
Ai u tha policëve se kishin debatuar të dy gjatë udhëtimit dhe ai e kishte zbritur atë në anë të rrugës, por nuk e kishte parë më.
Oficeri Billy Hayes tha në konferencën e shtypit “se ne nuk besojmë se nuk besojmë se kjo është e vërtetë. Nuk ka asnjë provë që ta mbëhstesë atë që na thotë ai e ky ishte shkaku që ne ta mbikëqyrnim atë.”
Gjatë hetimeve për zhdukjen e vajzës. Oficeri Hayes tha se Spotz dhe e fejuara e tij po iknin nga Los Anxhelos për në shtëpinë e prindërve të saj në Fort Morgan të Kolorados, jashtë denverit.
Kur hetuesit u përpoqën ta gjurmonin athe, Spotz ishte zhdukur.
Të enjten ai bri që policia ta ndiqte drejt Los Anxhelosit para se ai fatalist ta qëllonte veten në kokë.
Oficeri Hayes tha se hetuesit dyshojnë se modelja ka qënë e vdekur për më shumë se një muaj dhe dyshohet se Spotz qëndron pas vdekjes së saj.
Ai nuk pranoi të komentonte mbi arsyen e vrasjes, por nuk përjashtoi faktin që mund të ishin përfshirë edhe të tjerë në vrasjen e saj.
Adea kishte jetuar në Loz Anxherlos për dy vjet derisa u zhduk. Vajza bionde me sy blu thuhet se ka studiuar administrim biznesi në Universitetin Amerikan të Parisit pasi kishte lënë vendlindjen e saj.