Është gjetur i pajetë trupi i një shqiptari në Itali. Sipas mediave italiane, trupi i pikasur në ujërat e një lumi në Aquila, i përket një 36-vjeçari të identifikuar vetëm me inicialet E.P.
Nuk dihet asgjë rreth vrasjes së shqiptarit teksa pritet që t’i bëhet autopsia.
Viktima mësohet se ishte zhdukur nga banesa prej ditës së hënë.
Ka qenë partnerja e tij ajo që kishte denoncuar zhdukjen e shqiptarit në polici.