Duke folur në vigjilje të 8 Marsit, festës së Nënave, gazetarja Erjona Rusi ka dhene mesazhin se divorci nuk duhet te vije aq lehte edhe sikur te kete tradhetuar njeri nga partneret.
Ajo deklaroi se do e linte partnerin e saj të kënaqej duke parë femra të tjera.
“Sinqerisht që nuk e them për klishe: le të hutohet e të kënaqet me sy, madje edhe më shumë po të dojë”, tha Erjona, e cila saktësoi se çfarë kuptonte me “më shumë”.
“Nuk e kam problem që të rrijë me një modele dhe të bisedojë me një modele, jo të shkojë në krevat. Por, nëse ajo është aq e zonja sa të ma marrë burrin për në krevat… hallall ia boftë Zoti! Unë kam besim te vetja, por nëse do të ndodhte dhe unë do e zbuloja, nuk do të bëhej qameti, këtë ta garantoj. Nuk lihet burri ose gruaja për një tradhti”, tha Erjona Rusi.