Droga e kapur sot në Portin e Durrësit ka hapur debat të madh në media për shkak të shifrës që do të kishte ajo nëse shitej, e cila arrinte mbi 180 milionë euro.
Kjo ishte një shifër dhe një sasi rekord e kapur ndonjëherë në vendin tonë.
Andi Qosja, një prej gazetarëve televizivë tha në emisionin “Byro Politike” se ka ende shumë pikëpyetje se ku do të bëhej përpunimi i kokainës.
Ai tha:
Nisur nga deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, rreth fitimit që ishte rreth 180 milionë euro kjo është një pikëpyetje e madhe se ku do të bëhej përpunimi i kësaj lënde narkotike. Sepse nëse do të bëhej këtu, ku është ky laborator droge? Ndoshta trafikantët mund ta kenë pasur më të lehtë për ta dyfishuar apo trefishuar sasinë e drogës nga Shqipëria. Në këtë aspekt duhet gërmuar me faktin që duhet të ketë një laborator tjetër.”