Daniel Godelli ka humbur mundësinë për t’u shpallur kampion Europe në dygarësh në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Rumani. Ai ka gabuar rëndë në strategjinë e tij në stilin e shkëputjes, pasi kishte vendosur për ta nisur në peshën 169 kg.
Peshëngritësi shqiptar ka dështuar në të treja provat, por do të ketë shans për të dalë me medalje nëse ja del për t’u renditur në vendet e para në stilin e shtytjes.