Loading...

Fshati i Shqipërisë ku të gjithë këndojnë

Ekziston një fshat në zonën e Dumresë ku të gjithë këndojnë. Nga më i moshuari e deri tek më i vogli kënga dhe muzika folklorike e zonës është pjesë e jetës dhe në çdo festë tradita vjen përpara çdo gjëje tjetër. Dëshirani është fshati i fundit i zonës së Dumresë që kufizohet me Kuçovën, por jeta në këtë fshat krahasohet me atë të qytetit për një fakt mjaft interesant: Gjatë gjithë ditës të gjithë banorët merren me punët e bujqësisë dhe aktivitetin e tyre, në mbrëmje të gjithë dalin shëtitje në të ashtuquajturin bulevard të fshatit, mbushin lokalet e fshatit dhe organizojnë festa me këngë e valle.
Kjo atmosferë në Dëshiran është në çdo kohë sa së fundi edhe emigrantët kanë vendosur të kthehen dhe të ndërtojnë jetën në këtë fshat, që ka tashmë rrugë të asfaltuara, kodra me ullinj madje dhe shafran si dhe vreshta të shumtë.
Dëshirani ka edhe një grup folklorik që pavarësisht se nuk e mbështet askush vazhdon të gjallërojë jetën e kësaj zone duke marrë pjesë në festivale folklorike dhe duke përfaqësuar zonën denjësisht.

16836011 1248706968552764 6430576436143180984 oProblemi i vetëm që ngrenë artistët e kësaj zone është mungesa e të rinjve që të ndjekin traditën e trashëguar në kohë nga shumë breza. Sherif Halili, një ndër mjeshtrat e këngës popullore të Dëshiranit thotë se fshati është i njohur për këngëtarë dhe valltarë. Madje dikur edhe kryetari i këshillit i zonës këndonte. “Kam marrë pjesë në 5 festivale të Gjirokastrës duke përfaqësuar zonën e Dumresë dhe Sulovën. Kjo zonë ka këngëtarë dhe valltarë të shumtë, që kanë përfaqësuar edhe zona të tjera. Edhe babai im, Hajdar Halili ka qenë këngëtar. Muzikën e kemi të trashëguar dhe Dëshirani njihet për këngëtarë dhe instrumentistë të njohur”.
Halim Hani, firzamoniçist thotë se instrumentin e ka mësuar qysh fëmijë nga të mirënjohur të muzikës në Dëshiran si Rrapush Zdrava. Atëherë ne ishim shumë të interesuar dhe kishim qejf ndërsa rinia sot nuk është si dikur. Sot ata duan të ikin në qytet dhe të mos merren me muzikën tradicionale. Mundohemi ti përfshijmë por duket e vështirë”.20370631 1753627061331650 1375677518 nAta kërkojnë nxitjen e të rinjve për të kënduar dhe për tu përfshirë në grupin muzikor me qëllim ruajtjen e traditës mjaft të pasur të zonës.
Shembull tipik i trashëgimisë së muzikës është Ferdinand Mjeshtri, klarinetist i njohur i Dëshiranit. Ai e ka përcjellë instrumentin e klarinetës tek djali i tij Aleksandri, i cili është bërë i famshëm për interpretimin e rrallë.
Dëshirani ka shumë për të treguar për traditën, mikpritjen, dëshirën për punën dhe zhvillimin. Ndër të rrallat fshatra ku shtëpitë janë të vendosura në një vend por kërkon përmirësimin e kushteve sidomos për pastrimin dhe ndriçimin.B.N

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com