Loading...

Fshati në Kukës ku jetohet me vdekjen, të gjithë po vdesin nga kanceri

Zyrtarisht Shqipëria ka 29 pika të rrezikshme mjedisore apo siç quhen ndryshe hot-spote, ato qëndrojnë në pritje deri sa të sigurohen fondet që do garantonin eliminimin e tyre të plotë.
Në periudhën e post-diktaturës për to nuk është folur pak, ndërsa të tjerat kanë mbetur tërësisht në hije.

Janë zona që kanë marrë jetë, e që kanë vazhduar e vazhdojnë edhe sot të shkaktojnë tragjedi njerëzore.

Nimça është një nga këto zona, pak e njohur e izoluar, rreth 20 kilometra larg nga qyteti i Kukësit.

Dikur në krah të fshatit funksiononin minierat e uraniumit, t cilat u hapën nga qeveria komuniste në bashkëpunim me specialistë kinezë.

Punimet vijuar deri në fund të viteve 80, më pas gjithçka u ndërpre!

Por, nëse galeritë u mbyllën, për banorët nisën tragjeditë: vdekje të shumta dhe në moshë të re kanë prekur thuajse të gjitha familjet e këtij fshati.

A kanë lidhje ato me këto galeri uraniumi apo me diçka tjetër? Këtë do përpiqemi të kuptojmë dhe investigojmë përmes Nimçës dhe banorëve të saj.

Të gjithë duan të ikin nga Nimça dhe kjo nuk lidhet me largësinë dhe problemet e shumta që e ka e gjithë zona, por sepse Nimça, ky vend, ky fshat i tkurrur në 25 shtëpi në dukja kaq i qetë mban të ngërthyer banorët prej afro 50 vitesh e që nuk shkëputet as sot.

Avni Toshi, një banor i Nimçës shprehet:

Ka qenë fshat i madh këtu, por pjesa e madhe janë larguar. Mund të them që vdekjet e shumta që kanë ndodhur këtu kanë ardhur si pasojë e kancerit, fshati është kanceroz.”
Ndërsa, Xhemal Hoda një tjetër banor tregon:

Për shembull baba jem ka punue disa vite në minierë edhe u smur e 59 vjeç ka ikur. E mora dhe e çova në Sanatorium në Tiranë dhe më thanë: Është sëmundje kanceroze, mushkëritë i janë kalbur komplet.”
Teksa një tjetër banor shprehet se këto vdekje masive janë vetëm pasojat e minierës.

E këto janë pohimet që të bëjnë të gjithë banorët, të mbetur apo të larguar nga fshati Nimçë.

Gjithçka vjen nga përtej, nga ku dallohen edhe sot galeritë e uraniumit. Historia e tyre vazhdon diku në vitet 70-të me kërkimet e specializuara gjeologjike që nisën në atë periudhë.

Ekspertët kinezë i dhanë Nimçës një vëmendje të veçantë, çka sigurish i interesonte edhe strukturave komuniste të kohës.

Kërkime të mëparshme kishin bërë edhe rusët, të cilët me sa duket nuk e vlerësuan cilësinë e uraniumit të këtushëm.

Me izolimit tërësor të Shqipërisë me botën e jashtme nuk e ndali punën në këto miniera, por e rriti oreksin komunist edhe pse në këtë vend ai u pagua shumë shtrenjtë.

Masa dërrmuese e minatorëve që kanë punuar këtu tashmë kanë vdekur. Të gjithë, siç tregojnë banorët, kanë pasur sëmundje kancerogjene.

Lista është aq e gjatë sa duket thuajse e pabesueshme, për më tepër që shumic nuk i kapur të 55 vitet.

Burimi: “Gjurmë Shqiptare” nga Marin Mema.

Dokumentari i plotë:

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com