Gjigandët mediatik ndërkombëtar Associated Press dhe “Ëashington Post”sjellin për lexuesit e tyre një fshat të Shqipërisë që i ka kthyer sytë nga turizmi. Nivica në jug të vendit e fshehur mes maleve nuk njihet as nga shqiptarët, por dy mediat në fjalë ë bëjnë të njohur atë për publikun amerikan..
Në Nivicë, një makinë çan rrugët me gjemba mes maleve të larta të shqipërisë së jugut. Rrruga që mund të quhet më tepët një rrugë dhish të çon në një grup fshatrash të vogla ku të duket se koha ka ngecut dekada të tëra pas. Qumështi i deleve bartet deri në dyqan nga gomari. Një fshatar i moshuar ecën mes maleve për të mbledhur një grusht rigon të egër dhe bimë të tjera. Fshati respekton ritualet e vjetra të ndezjes së qirinjve për të nderuar të shenjtët të mbahen gjallë edhe pse askush nuk di si u trashëguan këto tradita. I rrënuar përgjatë një shkëmbi dhe prapa një kështjelle të vjetër, të shkretuar, fshati Nivicë është i panjohur për shumë veta edhe në Shqipëri. Por një projekt ambicioz po synon ta hapë atë me botën e jashtme dhe për turistët që dëshirojnë të zbulojnë bukurinë spektakolare natyrore dhe mënyrën rurale të jetës së pjesëve më të izoluara të vendit.
“Ne po bëjmë një projekt pilot mbi konceptin e lidhjes së komuniteteve rurale shumë afër vijës bregdetare, por që nuk janë ndihmuar kurrë nga turizmi bregdetar”, tha Auron Tare, i cili kryeson Agjencinë Kombëtare Bregdetare të Shqipërisë dhe po udhëheq projektin “Nivica”.
Zona ka shumë resurse, ujëra të kristalta që rrjedhin në kanione, dhe gryka malesh përgjatë tyre. Ura të vogla të gurit të epokës osmane janë ende të paprekura. Në perëndim të diellit, barinjtë çojnë kopetë e tyre nëpër stane për ti mjelë.
Si çdo gjë në Ballkan, rajoni është i zhytur i gjithe në histori.
“Përveç peizazhit, arsyeja për të ardhur këtu është edhe historia, gojëdhanat. Ky është një vend ku udhëtuan trupat romake, ky është një vend ku udhëtuan Normanët ,ky është një vend ku udhëtonin osmanët. Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore. Ka shumë histori që lidhet me këtë vend”thotë Tare.
“Plus peizazhin e mrekullueshëm, dhe gjithashtu jetën e paprekur. Këtu ju shihni njerëzit që mjelin delet e tyre dhe dhitë e tyre ashtu siç bënin 4.000 vjet më parë. Ju shihni njerëz në jetën e përditshme baritore, e cila është jashtëzakonisht tërheqëse për njerëzit që kanë humbur atë trashëgimi dhe ju do të vini këtu dhe do të gjeni atë pasurim shpirtëror në jetën tuaj “.
Tani për tani, vizitorët janë kryesisht udhëtarët e vegjël të rinj nga vendet evropiane që ecin përgjatë shtigjeve të lashta të Shqipërisë. Tare thotë se rreth 150 turistë kanë vizituar fshatin gjatë muajit të kaluar, kryesisht nga Republika Çeke, të tërhequr nga komentet në rrjetet sociale nga një ekip çekësh të cilët shkelën këto shtigje shekullore .
Zona është ende larg rrugëve të rrahura.Shumë nga ata që jetojnë në bregdet, në anën tjetër të malit as nuk kanë dëgjuar për Nivicën.
“Ky fshat mund të themi se është thellësisht i fshehur në mal”, thotë Lorena Sinatrakaj, një arkeologe 29-vjeçar që punonteme këtë projekt. Ajo pranon se edhe ajo vetë nuk kishte dëgjuar për këtë fshat.
“ Turizmi ishte një koncept i huaj, dhe fshati ishte drejt shkatërrimit. Shumë nga vendasit ishin zhvendosur në qytete dhe jashtë vendit. Menaxhimi i mbeturinave përbëhej kryesisht nga hedhja e mbeturinave nëpër lugina ose në rrugë.Kur erdhëm këtu kishte mbeturina 30 vjeçare”.
Detyra e parë e projektit ishte që të pastroheshin plehrat, si brenda fshatit, ashtu edhe në luginën aty pranë. Tani sheshi i fshatit është pastruar dhe fshatarët po pastrojnë dhe jashtëqëitjet e kafshëce, ndërsa po punohet për ngritjen e një bujtime të re, e planifikuar për përfundim pranverën e ardhshme .
Projekti i përgjithshëm përfshin rikonstruksionin e ndërtesave të vjetra që do të përdoren si shtëpi për mysafirë dhe për të ndihmuar vendasit të nisin biznesin e turizmit familjar, ose hosteleve. Sinatrakaj thotë se banorët vendas e përqafuan shume shumë shpejt këtë projekt.
Për Dallandyshe Meron, një grua vendase që u largua nga fshati dy dekada më parë dhe u zhvendos në qytetin jugor të Vlorës, projekti ka ringjallur shpresë dhe ajo mendon të jetojë këtu gjithmonë.
“Jam e lumtur që fshati është kthyer përsëri në jetë. Të gjithë ishin zhdukur “, tha Mero e cila fillimisht ndërtoi për turistët një nga dhomat e shtëpisë së saj në fshat. Kur pa se sa mirë funksionoi kjo ide ajo rinovoi dhe dhomën e dytë dhe tashmë gjithë shtëpinë e ka kthyer në bujtinë.
Pjesë e projektit është dhe ndërtimi i rrugës që të nxjerr në Tepelenë.
Qëllimi, thonë Tare dhe Sintrakaj nuk është që Nivica të kthehet në një vend ku autobusët e turizmit të zbrazin mijëra turistë, diçka që do të thyejë qetësinë e zonës dhe do të rrezikonte mënyrën lokale të jetesës.
“Po përpiqemi të kthejmë mikpritjen tradicionale në një ndjenjë dhe vend mikpritës për vizitorët që vijnë, pa e shqetësuar kulturën vendase. Është një aspekt sfidues, sigurisht, dhe koha do të tregojë nëse kemi të drejtë apo jo. “