Mbrëmë në Kosovë është bërë temë aktori serb që kërkoi rolin e Adem Jasharit.
Në një film që po bëhet për komandantin legjendar, raportohet se është paraqitur për rolin e Adem Jasharit edhe aktori serb, Rade Serbedzija.
Në fakt, Rade është jo pak i lidhur me artistët shqiptarë nga Kosova dhe jo vetëm.
I lindur në Kroaci, në një familje serbe, Rade ka diplomuar në vitin 1969 në Akademinë e Arteve Dramatike në Universitetin e Zagrebit.
Me rolet e tij, ai shpejtë u bë një nga aktorët më të famshëm të kohës në ish-Jugosllavi.
Përveç tjerash, ai ka luajtur edhe në shumë filma të njohur botëror dhe është një nga aktorët ballkanas më me emër në kinematografinë botërore.
Por, Serbedzija ka qenë edhe mik me disa nga artistët më të famshëm shqiptarë të kohës.
Flitet se ai ka qenë në një bankë në studime me Besim Sahatçiun, gjyshin e Rita Orës, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, në një monografi për regjisorin Besim Sahatçiu të autorit Kopi Kyçyku është publikuar edhe fjala e Serbedzija, ku thuhet:
“Ndonëse nuk e kanë pasur të lehtë të ishin pjesë e filmit dhe të teatrit jugosllav, Besimi së bashku me Bekim Fehmiun, Istref e Faruk Begollin, Abdurrahman Shalën dhe Enver Petrovcin, më duhet të them se ishin trimat dhe heronjtë e asaj kohe tonë rinore”.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ZXm2A7e1dRs][youtube https://www.youtube.com/watch?v=1gG-tYKTtu8]