Sot nga AdZM Vlorë, me suportin e projektit NaturAl u mundesua mbjellja e 300 fidanëve te llojit Pishe e egër në Parkun natyror Karaburun. Kjo zonë është përfshirë nga zjarret e vitit të kaluar dhe përfaqëson një zonë me rrezik të theksuar erozioni.
Aktiviteteve në kuadër të kësaj dite ju bashkuan edhe nxënësit e shkollës “Hasan Mëhilli”, Dukat, ku u realizua edhe një prezantim me temë: “Pyje dhe qytete të qëndrueshme”
Gëzuar 21 Mars- Ditën ndërkombëtare të pyjeve!
Pyjet janë oksigjen, janë vazhdimesi dhe cilësi jete!
Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura