Loading...

Fakte tronditëse, si i shtiu në dorë Rovena Llalla trafiqet që zhvilloheshin përmes ‘Koridorit 8’

Këtë javë ka nisur çmontimi i kupolës së vjetër të drejtësisë. Nuk mjafton që një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë vetlarguar. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po i largon dhe po i nxjerr jashtë sistemit pjesën tjetër, për ti çuar më pas drejt procesit të shpronësimit nga pasuritë e vëna me anë të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, nën hetim dhe në ndjekje penale e ndonjë mund të përfundojë edhe në burg.

Fatos Lulo, anëtarit të Gjykatës Kushtetuese u bë për shkak të shortit, i pari që doli nga nga sistemi i drejtësisë, nga procesi i vetingut. Një filtër nga ku pritet të kalojnë pas tij me radhë, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit aktual, për të mësuar nëse do të mbijetojnë për të qenë nesër pjesë e sistemit të ri të drejtësisë pas reformës më të thellë që është bërë në këtë fushë në historinë e Shqipërisë moderne, shkruan Alpenews. Dy prej emrave më të shumpërfolur gjatë javëve të fundit në këtë drejtim kanë qenë dy bashkëpunëtorët më të ngushtë gjatë pesë viteve të shkuara në Krye të Prokurorisë së Përgjithshme: Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe Rovena Gashi, drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe e Dekriminalizimit.

Për Llallën pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ndaloi hyrjen në SHBA të katër familjarë të tij me motivacionin për përfshirje në raste të mëdha të korrupsionit në detyrë, Prokuroria ka nisur zyrtarisht hetimet për “pastrim parash”. Pasi dyshohet se pasuria e tij marramendase me prona të patundshme, ndertesa, shtëpi pushimi në plazhe, toka, blerja e një fshati të tërë dhe “minierat e arit” siç ka nisur tia quaj media tokat e tij që u shumfishohet dhjetra e dhjetra herë vlera sa bën pronë e tij, është vendosur në rrugë jo ligjore.

Ndërsa Rovena Gashi, bashkpunëtorja e tij më e ngushtë është në një pozitë edhe më të rëndë. Sepse nëse Llalla i ka deklaruar dhe është munduar ti justifikojë pasuritë e tij, Gashi ia ka fshehur vettingut të paktën 16 prona, një pallat të tërë në zonën më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit, 14 apartamente te Shkëmbi i Kavajës dhe 2 godina të tjera shumë të mëdha biznesi në zonën e Lagjes 14 në Shkozet, troje, tokë, pasuri të patundshme, etj.

Nga një investigim që është bërë sëfundi nga agjensi e specializuar mësohen fakte tronditëse.

Sipas një analize paraprake, duke qenë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme sëbashku me Llallën, Rovena Gashi mund tja ketë dalë të ketë patur nën kontroll të gjithë fijet kryesore për të kontrolluar veç të tjerave, një nga nyjet kyçe dhe më vitale infrastrukturore, ekonomike dhe të interesave të tjera të errëta, në atë që njihet si Koridori Paneuropian VIII.

Bëhet fjalë për një koridor komunikacioni nga Shqipëria përmes Maqedonisë për në Bullgari, i cili konsiderohet si një aks shumë i rëndësishëm ndërkombëtar dhe arterie e rëndësishme ekonomike dhe e interesave të krimit të organizuar vendas, rajonal dhe ndërkombëtar. Ai konsiderohet edhe si një koridor i rëndësishëm për trafikun e drogës, canabisit vendas, heroinës që vjen nga Lindja, nga Afganistani, Turqia dhe nëpërmjet territorit shqiptar, nga porti i Durrësit, shkon në Itali dhe prej andej në perëndim dhe në thellësi të Europës kontinentale.

E ansjellta, për kokainën që vjen nga Amerika Latine dhe nëpërmjet portit të Durrësit kryesisht shkon me anë të rrugëve të trafiqeve të Koridorit 8 në Maqedoni, Bullgari dhe më pas drejt Rumanisë, Hungarisë, Austrisë, Gjermanisë e më tutje në thellësi të kontinentit. Rastet e fundit të kapjes së sasive të mëdha të cannabisit, heroinës dhe kokainës në Portin e Durrësit dhe përgjatë Korridorit 8, e kanë përforcuar akoma më shumë këtë bindje.

Kjo analizë të çon tek logjika se përgjatë viteve të shkuara Rovena Gashi ka qenë e plotfuqishme në krye të organit të akuzës, e njohur si njeriu më i afërt i Adriatik Llallës. Kjo bëri që pas forcimit të kësaj marrëdhënie, bashkëshorti i saj Dritan Gina të komandohej në krye të Prokurorisë së Qarkut të Elbasanit. Një qark i cili mbulon territorin nga Qafë Thana që është pikënisja e Koridorit 8 në Shqipëri, që kalon nga lindja në perëndim përgjatë luginës së lumit Shkumbin, e deri në Rrogozhinë e Kavajë që janë pjesë e qarkut të Tiranës ku e plotfuqishme ishte vetë zonja Gashi.

E për të përfunduar në Durrës në Portin e tij detar që është edhe porta hyrëse dhe dalëse e këtij koridori jetik për ekonominë dhe krimin, në Shqipëri. Në Durrës, Rovena Gashi ka në drejtësi motrën e saj, Ema Gashi e cila është gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Durrësit. Në këtë mënyërë familja e ngushtë e Rovena Gashit kishte akses të plotë në drejtësi, në prokurori dhe gjyqësor, në gjithë hapësirën e territorit nga kalon koridori 8, nga Qafë Thana- Elbasan- Rrogozhinë- Kavajë dhe Durrës.

Avokat Ngjela, ish ministri i Drejtësisë thotë: “Këta të korruptuar që kanë vjedhë çdo gjë në Shqipëri në 20 vjet; çfarë janë – kriminelë?

Jo, janë qejflinj krimesh. Këtej e tutje do të shfaqen pronat e korrupsionit. Gjithsesi, të gjitha abuzive janë, por tani që po shfaqen mediatikisht pronat e Adriatik Llallës dhe ROVENA GASHIT, duhet që gjithsecili të kujtohet për një gjë? Si i kanë fituar këta këto prona? Është shumë e rëndë kur e mendon. Që të gjitha janë para të paguara nga bota e krimit për t’iu mbyllur autorëve dosjet e krimit.

Aty, në ato prona, në pishina, hotele, vila dhe restorante gjendet gjaku i të vrarëve nga krimi i pandëshkuar; gjenden vjedhjet e shtëpive të emigrantëve dhe të shqiptarëve të ndershëm me autorë të liruar nga prokurori; janë paratë e paguara për të legalizuar aktet e vjedhjes së tokave në bregdet nga të gjithë llojet e pushtetarëve dhe nga familjarët e tyre; gjenden paratë e paguara të pushtetarëve, për të legalizuar abuzimet e tyre.

E pse të zgjatemi: thjesht aty, në ato prona, gjendet bashkëpunimi i pastër i prokurorëve me krimin e organizuar.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com