Loading...

Ermal Meta nderohet me çmimin ”Çelësi i Qytetit”

Fituesi i Sanremo-s, shqiptari Ermal Meta do të marrë çmimin ”Çelësi i Qytetit”, nga kryetari i Bashkisë së Barit. Çmimi do të dorëzohet nga kryetari Antonio Decaro në datën 31 mars në orën 11:00 në Town hall.

Këngëtari Meta ka jetuar 20 vite në Bari, ku mbërriti kur ishte ende fëmijë.

Përveç kontributit që ka dhënë si artist, Ermal Metës i jepet çmimi dhe për motivacionin: Si fëmijë i larguar nga Shqipëria dhe që zhvilloi karrierën në shtetin italian.

Kryetari i Bashkisë së Barit ka dhënë vlerësime maksimale për këngëtarin shqiptar, duke u shprehur:

”Ermal Meta u ka dhënë zë ndjenjave që na bashkojnë dhe na kujtojnë se e vetmja fe që nuk njeh kufinj është qenia e lartë njerëzore”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com