Egjeu është shndërruar kohët e fundit në një bazë të stërmadhe ushtarake, ku kanë “zbarkuar” anije nga shtete të ndryshme si SHBA-ja, Turqia, Rusia, Izraeli dhe Greqia
Blindimi i kësaj zone detare vjen për shkak të stërvitjeve të mëdha ushtarake nga ana e Ankarasë zyrtare, e cila ka alarmuar si Greqinë ashtu edhe Qipron.
Megjithatë, Turqia duket se do të ndërmarrë një tjetër hap, i cili pritet të tensionojë edhe më shumë situatën në Egjeun Lindor.
Erdogan ka njoftuar se do të nisë kërkimet për gaz në Egjeun Lindor, veçanërisht në ujërat e Qipros.
“Greek Reporter” shkruan se dërgimi i anijeve turke në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros përbën konflikt të hapur, pasi kombi ishullor i ka dhënë këto zona me koncesion te kompania amerikane “ExxonMobil”.
Mendohet se kompania amerikane është duke bërë kërkime në zonën ekonomike të Qipros ku mendohet se ka miliarda metër kub gaz.