Nëna dhe djali kishin tre ditë të vdekur dhe askush nuk e dinte.
Askush nuk trokiste në derën e tyre, por në një moment, fqinjët të mbytur nga era e rëndë që vinte prej banesës së tyre kanë reaguar.
Sic shkruajnë mediat italaine, djali i saj 56 vjecar që ishte përdorues droge, kishte injektuar me shiringë drogë dhe kishte kaluar në overdozë.
Nëna, 92 vjeçare, e kishte parë në gjendje të keqe djalin dhe në përpjekje për të kërkuar ndihmë, ka ndërruar jetë në këmbët e shtratit pasi pësoi një sulm në zemër, nga dhimbja.
Nga shtëpia, fqinjët thanë se vinte era e gazit nga një sobë e lënë ndezur.
Hipotezat mbi këtë vdekje janë të shumta, por për momentin asgjë nuk është e sigurt.