Loading...

Ekstradohet në Itali shkodrani i kapur në rinas, vrau bashkëatdhetarin për një femër

Gjykata e Tiranës ka lejuar ekstradimin në Itali të 22 vjeçarit Alfred Rrasa, i dyshuar për vrasjen e një shqiptari dhe plagosjen e një tjetri në korrik 2017 në vendin fqinj. Motiv i ngjarjes dyshohet të ketë qenë konflikti për një femër.  “ABC News” ka siguruar një kopje të vendimit, ku zbardhet dinamika e krimit si dhe telefonata e fundit e viktimës.

Gjykata e Tiranës i ka dhënë përgjigje pozitive autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekstraduar në këtë vend një 22 vjeçar nga Shkodra. Alfred Rrasa do të vendoset në dispozicion të palës italiane, pasi dyshohet të jetë një nga autorët vrasjes së një shqiptari dhe plagosjes së një tjetri në Cuneo, Itali. Rrasa u arrestua në janar 2018 në aeroportin e Rinasit, në zbatim të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij nga Gjykata e Cuneso për akuzën e “vrasjes”, “vrasjes së mbetur në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“ABC News” ka siguruar një kopje të vendimit që lejon ekstradimin e 22 vjeçarit, ku zbadhet dinamika e krimit, referuar akteve hetimore të përcjella nga pala italiane. Sipas hetuese të vendit fqinj, në orën 04:15 të 26 korrikut 2017, në vendin e quajtur Cavallermagiore brenda një automjeti tip “BMW X3” është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Andrea Lucaj. Viktima ishte në vendin e drejtuesit të mjetit, ndërsa në vendin e pasagjerit ishte Florian Kroni, i plagosur.

Nga marrja në pyetje e tij, si edhe analizimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes ka rezultuar se atentati është kryer  nga të paktën 3 autorë. Njëri prej tyre ka shërbyer i karrem. Pasi automjeti ka qëndruar pranë tij, dy persona të tjerë kanë hapur dyer e pasme të makinës dhe kanë filluar që qëllojnë me armë zjarri.

Hetimi ka zbuluar se viktima Lucaj dhe i arrestuari Rrasa kishin njohje me njëri-tjetrin.  Ditën e ngjarjes ata ishin konfliktuar, pas pretendimeve se Rrasa kishte folur keq për një vajzë. Takimi mes tyre ishte paraprirë nga një telefonatë e tensionuar mes të dyve, që sipas një dëshmitari ishte mbyllur me fjalët “do shihemi për t’u sqaruar”.

Alfred Rrasa rezulton të jetë dënuar dy herë me burg nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2015 për akuzën e “moskallëzimit të krimit” dhe “drejtimit të parregullt të mjetit”, dënime që i ka vuajtur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com