Si ndryshoi pasuria e Ramës pasi u bë kryeministër, fsheh edhe sipërfaqen e shtëpisë-bunker, kur hyri në politikë për herë të parë kishte vetëm një apartament tip parafabrikat. Jo vetëm bimbashi i madh i korrupsionit Ilir Meta, por edhe Edi Rama, mund të rrezikohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit.
Edi Rama, kur u fut në stanin e politikës për herë të parë, para 20 vitesh, deklaronte një apartament banimi, tip parafabrikat, me sipërfaqe 59 m2 , fituar me privatizim pas rënies së regjimit komunist. Apartamenti është rivlerësuar në vitin 2012 me vlerë 5 422 100 lekë. Ku u fut për herë të parë në politikë, Rama kishte në pronësi edhe një studio, me sipërfaqe 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 lekë. Këto ishin dy pasuritë e vetme të Edi Ramës. Përgjatë rrugëtimit të tij në politikë, si Ministër Kulture dhe 12 vjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka deklaruar në dokumente se është zhytur në borxhe.
Pavarësisht akuzave të kundërshtarëve politikë, në letra Rama e vizatonte veten si të varfër. Situata ka ndryshuar kur Edi Rama u bë kryeministër. Befas ai deklaron një shtëpi të çuditshme në Surrel, ku banon aktualisht, me vlerë 360 milionë lekë. Në dokumentet e pasurisë nuk thuhet asgjë për burimin e këtyre parave. Në dokumente nuk thuhet as sa është sipërfaqja e shtëpisë-bunker. Kjo është arsyeja se pse kryeministri duhet të ketë frikë nga drejtësia.
Gjatë këtij viti, Rama ka marrë një kredi me vlerë 80 000 euro, por kjo shumë nuk e justifikon vlerën. Rama ka deklaruar vetëm një të dhënë për shtëpinë-bunker, duke thënë shtëpi një kat. Ndërsa sipërfaqja e tokës në Surrel është 4 483.5 m2. Tokën e ka blerë bashkëshortja në vitet 2005 dhe 2009, por nuk jepet vlera e blerjes. Bashkëshortja Lindita Rama është pronare e një apartamenti me sipërfaqe 146.15 m2, plus verandë 68 m2 dhe garazh 17 m2. Ajo thotë se ke blerë këtë pasuri nga viti 2009 deri në vitin 2015, por nuk thuhet vlera.
Nëse Byroja e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme do të nisin një ditë hetimin e pasurive të politikanëve në Shqipëri, hetimi duhet të nisë fillimisht për të sqaruar burimin e pasurisë së kryeministrit të vendit. Që pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet, me dhjetëra familje kanë mbetur në qiell të hapur, pasi fadromat e qeverisë u kanë prishur shtëpitë. Banesat janë kanë qenë të palegalizuara apo në proces legalizimi. Por shembulli i parë i kësaj paligjshmërie, por që ligji nuk vepron, është vetë Edi Rama. Sipas dokumenteve, Rama e ka ndërtuar shtëpinë pa leje. Ai thotë se nuk ka titull pronësie për shtëpinë-bunker.