Pas zbulimit te krimit dhe identifikimit te trupit te dekompozuar gjetur ne daullas te Fierit, vjen reagimi i pare i te atit te viktimes.
Mystehak Beqiraj, i ati i 36-vjecarit qe u vra e gripos nga shoku me te cilin banonte ne nje shtepi me qira, ka treguar per “News 24”, se dy djemte ishin njohur ne burg ne Blegjike.
“Djemtë janë njohur në burg në Belgjikë dhe kur erdhen ne Shqiperi, vendosen te rrinin bashkë në një shtëpi me qira. Por, Albert Zeka nuk e paguante qiranë”-ka thene i ati i viktimes, duke shtuar se “djali me tha se do e nxirrte Albertin nga shtepia”.
“Ai ka qene edhe ne shtepine time, e kam pasur si djalin tim”- thote i ati, duke kerkuar drejtesi. “Nese drejtesia nuk vepron, do ta bejme ne drejtesine”- paralajmeron i ati.
Identifikimi
Është identifikuar trupi i pajetë i gjetur dje në fshatin Daullas të Fierit, ne nje kanal, qe dyshohej se kishte 1 vit i vrare.
Ai është një 36 vjeçar nga Fieri, i quajtur Kreshnik Beqiraj.
Për vrasjen e 36- vjeçarit, është arrestuar autori Albert Zekaj 32 vjeç, banues në Kalldrum, Malësi e Madhe.
Mësohet se Zekaj dhe Beqiraj kanë qëndruar në një shtëpi me qira në Fier, kanë qenë miq me njëri-tjetrin.
Ata thuhet se janë njohur para 3 vitesh në Belgjikë.
Zekaj ka pranuar vrasjen dhe hedhjen e trupit në vendin ku u gjet.
Sipas burimeve, vrasja ka ndodhur më 22.06.2017 rreth orës 23:00 me sende të forta.