E rrallë në Vlorë. Një dash ka jo dy por katër brirë. Nuk është se nuk ka ndodhur edhe parë, por gjithsesi mbetet një nga gjërat me të veçanta që mund të ndodhë.
Ngjarja është rregjistruar në Karaburun, ku dashi ka një pamje shumë ndryshe nga të tjerët. Ai është i pajisur me katër brirë.Brirët i japin autoritet të padiskutueshëm prijësit të kopesë.
Madje rivalët e tufave të tjera e kanë frikë vetëm për këtë fakt. Sepse ai nuk është një krijesë dosido, por një dash me katër brirë. Dashi bën një jetë krejt normale mes tufës.