Ky me poshte eshte statusi ne profilin ne facebook te mjeshtrit Perikli Çuni i cili ka gdhendur ne dru Kullen e Dervish Aliut. Puna fantastike e mjeshtrit duararte eshte nje perjetesim ne nje format artistik i kulles se famshme te Dervish Aliut.
DUKAT….2018. P. Çuni
Kulla e Dervish Aliut .
Ne afersi te fshatit Dukat ndodhet nje kompleks ndertimor me vlera historike ,ndertuar ne fillim te shek. XIX .
Dervish Aliu ka qene organizator I revoltave fshatare kunder reformave te Tanzimatit ne Shqiperi gjat viteve 1847-1848.
Ky ansambel kullash eshte ndertuar ne tokat e tij,nga mjeshtra te ardhur nga Janina dhe perfaqeson Banese te tipit kulle me tipare mbrojtese nga me te arrirat ne Shqiperine e jugut.
Kompleksi eshte shpallur Monument kulture ne vitin 1979.
(Falnderoj mikun tim Lufter Havari, i dukatas me vlere, per ndricimin e vlerave te ketij kompleksi te jashtezakonshem drejt te cilit jane mberthyer habitshem syte e kalimtareve !)
Nga ana tjeter Lufter Havari eshte suprizuar shume nga realizimi i ketij punimi dhe ka falenderuar mjeshtrin me kete status:
Nje suprize, nga shoku im i gjimnazit, PERIKLI ÇUNI, nga Fieri. …
KULLA_E_DERVISH_ALIUT, NE DUKAT ESHTE GDHENDUR NE DRU ,NGA MJESHTER I GDHENDJES PERIKLI.
Jo per te promovuar, as per te bere oponence, se kete e ka bere vete puna e DUAR ARTIT ku e ka bere DRURIN TE FLASE!
Por nje FALENDERIM, ja dedikoj Perikliut per perjetsimin ne nje tjeter format artistik, te kulles se fameshme DERVISH ALIUT.
FALEMINDERIT EDHE NE EMER TE BASHKEKRAHINOREVE TE MI, PER KONTRIBUTIN E VYER QE KE DHENE , PER PERJETSIMIN E FIGURES SE PATRIOTIT, DERVISH ALIUT!
FALEMINDERIT PERIKLI ÇUNI!