Loading...

E nisa ditën me laps e letër Shkruajta rrugën e vjetër. Dy vija të gjata e një kryqëzim, Shumë pemë bliri të lëna në trishtim.’Poezi per qytetin e vjeter’ nga Albana Cufaj Zhuta

E nisa ditën me laps e letër
Shkruajta rrugën e vjetër.
Dy vija të gjata e një kryqëzim,
Shumë pemë bliri të lëna në trishtim.
Dy trotuare si damarë të gjatë,
diku të fryrë, e diku me bark.
Efekt i kohëve që kanë ndryshuar.
I motit që terbohet pa pushuar.
Pastaj ca njerëz, të vegjël, kuturu
që më iknin prej rrugëve larg shumë.
Të tjerë rropatur, ngrysur, mbledhur,
Zvarrisnin këmbët në këtë qytet të heshtur.
E nisa ditën me laps e letër,
Të shkruaj dy vargje për qytetin tim të vjetër..a.c.zh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com