Loading...

E martuan me 40-vjeçar, nusja 8 vjeçe vdes natën e dasmës

Një 8-vjeçare në Jemen vdiq në duart e bashkëshortit të saj 40-vjeçar teksa po kryenin marrëdhënie. Nusja 8-vjeçare vdiq natën e dasmës pas dëmtimeve të brendshme për shkak të traumave seksuale.  Organizatat e të drejtave të njeriut po bëjnë thirrje për arrestimin e burrit të saj, i cili ishte 40 vjeç. Vdekja ka ndodhur në zonën fisnore të Hardhit në Jemenin veriperëndimor, e cila kufizohet me Arabinë Saudite.

Kjo sjell edhe më shumë në vëmendje çështjen e debatueshme të martesave të detyruara të fëmijëve në Lindjen e Mesme.

Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), në mes të 2011 dhe 2020, më shumë se 140 milionë vajza do të bëhen nuse që fëmijë.

Është raportuar se mbi një e katërta e vajzave të reja të Jemenit janë martuar para moshës 15-vjeçare.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com