E GJITHE NATYRA
E shi, e re,
e re, e qiell,
e gjeth i lagur,
syth qe cel.
Bar i harlisur,
lendine me lule,
lume qe me vrrull,
per det u sule
ortek debore,
stuhi ne male,
zjarr i nje rreze,
qe shprese me fale,
fjale e nje zemre,
qe flet ngadale,
tingull i arte
shushurime vale
rrahur nga krahet
e nje pulbardhe
Shpirt i trazuar me dashuri,
e gjithe natyra, brenda ne ty!
E une te shoh,
te marr ne dore,
o shpirt i bardh,
o cope debore,
qe ngroh,
si flaka ne oxhak,
e imja dite,
e imja nate,
buzeqeshje paster,
i delire mekat
rrefehem Zotit atje lart,
ma fal mekatin Zoti im,
bekoma sot ti dashurine!
Arben Abazaj