Loading...

Duhet ta dini :Legjenden e Bjeshkeve te Namuna.Ja perse quhen keshtu

Vargjet e maleve të Kelmendit, qi quhen Bjeshkët e Namuna, thonë se e mueren at emen pse motit të jetës i kishte pasë namun Zana per nji faj të randë qi kishte pasë ba nji i parë i t’yne. Ato male, tash të thepisuna e të zveshuna, ishin kenë parandej plym me aha e me brej, me kullosa të mira e kroje me shumicë, e Zot’ynë i kishte pasë begatë edhe me gjithfarë lulesh e me shpend e zogj. Me fjalë tjera, u gjindte në to gjithshka muejte me dishrue zemra e nji malsorit në shpinë të ksaj toke. Në dy rapsodi qi kemi diktue mbi ket kallxim, e qi po i botojm këtu ngjitas, faji per të cilin kjenë namë ato bjeshkë prej zanet, nuk asht i njinjishem. E para asht mbas gojdhanës së fisit të Kelmendit, e dyta si këndohet me lahutë në Ljar.

Mbas gojdhanës së fisit të Kelmendit

Motit të jetës nji banuer i atyne bjeshkve kishte pasë jetue me të shoqen per dhetë vjet i rrethuem prej të gjitha të mirave n’at farë bjeshket, por s’kishte pasë fmi me te. Si i kishin pasë mbushë të dhetë vjetat u kishte pasë falë Zot’ynë nji vajzë. Burri qse e kishte diktue të shoqen shtatzanë ishte ba shend e verë me shpresë se per së shpejti po baheshin me trashigimw. Por, bjerrë at shpresë tuj pasë le vajzë, u trazue aq, sa mori foshnjen, e n’at hujin e vet, t’a perplasi per nji shkrep e e bani mos me pasë shka me pa në te. E shoqja, porsa pau mizonn e të sho’it, briti në kupë të qiellës, e thirri Zot, Orë e Zanë, të ndeshkojshin at të pashpirt. Ta ndiemen zana at brimë, u lshoj namen atyne bjeshkve, e aha e brej u thanë, krojet u humbaten, e bukurija e atij.

Legjenda e Bjeshkve të NâmunaKur i a perspjeten te konaku, u del para e ama e meiherë i pvetë per Gjonin, e marrë vesht se e kishte vra i vllau, Pjetri, qiti e i lshoj ma të mëdhat namë. Pjetri atëherë në disprim e siper, merr e vret vedin në shkallë të çardakut, shi para s’amës. Nanë shkreta e mbetne pa të dy djelmt: “Shporru mejet”, i thotë me disprim nuses së re “se ti kje shkaktarja e këtij mjerimit”. Ajo i gjegjet se nuk ishte kenë nuse me gzue kend por ishte Zana e malit me shitue, e me aty u shduk vendi u shduk tuj u ba rreshpe e thatë, kështuqi atij shpirtziut i u deslit me kalue nji pleqni shum të keqe e me dishrue deri ujë e dru.

Rapsodija qi këndohet në Ljar:

Nji grue e vejë rriti me lypa dy jetima. Rritë këta e ba burra, perbejn t’amen t’u kallzojnë se çë zanatë kishte pasë i jati i tyne. Ajo u diftoj se aj e kishte pasë fikë shpin tuj u dhanë mbas gjojet, e se në mal tue gjue kishte pasë mbytë vedin. I perben prandej në Zotin e në gji qi kishin pi mos t’a ndiqshin at zanatë.

Por djelmt s’u vun vesht beve të s’amës, e blen langoj, zagarë e armë e t’u dhanë mbas gjojet, e me at zanatë vun edhe nji farë pasunijet. Nji ditë prej ditësh u ran bjeshkve kryq e terthuer, por s’ndeshen kurrnji shpend. Lodhë e kputë nalen me pushue buzë njaj kroni, e në disprim marrin e truejn ato bjeshkë. Kur qe, po ndiejn nji za të hodhë grueje qi po u lshojte namen atyne bjeshkve, ke s’kishte kalue andej pari kurrnji shtegtar, as çoban, as gjuetar me e pshtue prej nji plakut me të cilin i ishte merzitë jeta.

Kundrojn djelmoçat kah po vite aj za e shotin buzë njaj shpedhe nji plak me nji grue të re. Ta pamen, pa tjeter sjedhin armët e qesin në te, e plak shkreta bjen pikë gjallë. Turren atëherë e marrin me vedi nuset e re, e drejtue kahë shpija, marrin e e pvesin, sa me e sprovue, se të cilin po dojte me marrë per burr. Ajo u gjegjë se nuk ishte asnjani me u perbuzë, megjithkëta sa per dukë e hieshi, do të merrte vllan e vogel, Gjonin; por per trimnf e bujari kishte per të marrë Pjetrin, vllan e madh.

Vllaut të madh nuk i shkuen per shtat fjalët e asaj grue e e xuni vedin si të poshtnuem, e prandej u suedh e vrau të vllan.

Te lumt na per të Madhin Zot,

Qi s’jemi kenë e Zoti na ka dhanë.

Ka falë djeIl, hyj e hanë,

Ka falë nier, orë e zanë,

Ka falë peshq, shpez e gjanë,

Ka falë fusha, kodra e male,

Ka falë ceme,4 kroje e zalle,

Male me landë, fusha me bar,

Me i gzue të tana nieri i mbarë.

Ki’ pasë kenë nji burrë e ‘i grue,

Dhetë vjet bashkë besa kishin jetue,

S’ki’n pasë fmi besa me i gzue.

Gja e madh Zoti u k’i, pasë dhanë:

Bjeshkë me lule te lulzue,

Bjeshkë me gurra me u freskue,

Bjeshkë me aha me mrizue,

Bjeshkë me shpez per me gjue.

Kur ki’n mbushë besa dhetë vjet,

U kish’ pasë falë Zot’ynë nji vajzë.

Burri fort besa na ish’ idhnue,

Me mbytë vajzen besa ka mendue.

Si mendoj besa edhe bani:

Per nji’ shkrep besa e ka perplasë,

Tuj namë vedin e gjithshka ki’ pasë.

Kuku! briti mori e zeza nanë,

Gur e dru besa me e pasë randë.

Thirri Zot, thirri orë e zanë,

Me i a lshue nierit nji të fortë namë,

Qi ki’ ba shka s’kishte ba insanë.

Zana e malit atëherë shka ka thanë?

Mal mbë mal besa ka lshue za’n,

Me ndie djelli, besa me ndie hanë:

“Ju, moj bjeshkë, bjeshkë mos u thaçin,

Bre e aha në ju me sod u thaj shin,

Edhe ma kurr mos u pertrijshin.

Në ju ma kroje mos bunojshin,

E shka jan-o krejt humbojshin,

Zogjt e malit në ju mos këndojshiri,

Kumonë gj aj et mos tingllojshin.

Mos u gjetët ma ujë me u freskue,

Mos u gjetët-o hie me mrizue.

Kudo shkoj sh, o fatzi, e kudo vosh,

Deri dru e ujë dishrosh”.

“Amanet ti, o nanë e jonë,

Po të perbejm per të Lumin Zo’në,

Qi ti të drejten me na e kallxue

Çfarë zanatit baba ka tregue”.

“Aj ka pasë, bir-o, zanatë të ligë,

Aj konakun, bir-o, e ka fikë,

Vehten në mal, bir-o, e ka vra,

E kurrkush, bir-o, s’e ka pa.

Por, pashë Zotin, bij, qi u ka falë,

E pashë gjijt, bij, qi kini pi,

N’at zanatë, bij, mos me hij”.

Djelmt nanen besa s’e ndigjuen,

Ne pazar të djelen shkuen.

Kur kan ra te djelen në pazar,

Blen langoj e blen zagarë,

Blen pushkët xheverdare,

E i a nisen malit per me gjue.

Aman Zot! Zoti kjofët levdue,

Sa shum shpezt djelmt kanë gjue;

I kanë gjue edhe i kanë vra

E zenjina djelmt na janë ba.

Kur kanë dalë në nji bjeshkë të naltë,

Bjeshkë të naltë e besa mbushë me mjaltë,

Kurrkund shpez nen qiell s’u pa

Edhe djelmt fort na janë vra,

Fort janë vra e keq janë idhnue,

E janë ulë djelmt me pushue,

Me pushue te nji krue

E kanë qitë e bjeshken e kanë true:

“O ju bjeshk-o bjeshkë mos u thaçin,

Landët e njoma në ju u thashin,

Kurr mos dijt-o djelli me ague,

Si s’u gjet kund nji shpez me u gjue?”

Rriti nana dy jetima,

Gjith me copa e me grima,

I ka rritë e i ka ba trima.

Djelmt trima si janë ba,

Kanë marrë fjalen nanen po e pvesin:

Porsa dje1li pat prendue.

Nji za të hodhë djelmt kanë ndigjue.

Nji za të hodhë e besa si kumonë;

Qi ka qitë edhe aj bjeshkë i ka name:

“O ju bjeshkë-o bjeshkë mos u thaçin,

Landët e njoma në ju u thashin.

Kurr mos dalt-o në ju bjeshë bari:

Si s’u gjet nji çoban tuj mballue,

Si s’u gjet nji shtegtar tuj udhtue,

Si s’u gjet nji gjuetar tuj gjue,

Me vra plakun e me pshtue mue!”

Kanë sjedhë sy t djelmt e kan shikjue,

Rranxë nji shpedhe pan nji plak me ‘i grue,

Kanë sjedhë pushkët djelmt e kanë gjue,

Dekun në tokë lanë plakun pushue.

E kan marr-o nusen me vedi.

Rrugës tuj shkue tuj kuvendue,

Dojshin nusen me e sprovue:

“Amanet, o ti nusja e re,

Të cilin bUrr ti po merr nder ne?”

“Besa, djelm-o s’dij shka me u thanë:

Un per vedi nuk e shajë asnjanë.

Sa per dukë, sa per hieshi,

Marr ma të njomin zanë vIla”.

Aj ma i njomi kish’ kenë Gjoni.

“Per bujar e per trimni,

Marr ma të vjetrin zanë vIla”.

Aj ma i vjetri kish’ kenë Pjetri.

Pjetri keq besa n’a asht idhnue,

Me vra vIlan besa ka mendue.

Si mendoj besa edhe punoj.

Asht avitë djali ne konak,

Ka dalë nana e tij në çardak:

“Oj ti Pjeter, djali i em,

E po Gjonin, bir-o, ku e kemi?”

“Gjonin në mal, nan-o e kam martue,

Sorrat krushq, nan-o i a kam çue,

Nen hie t’ahit, nan-o asht pushue,

Nji rizë ftyrës, nan-o i a kam lshue,

Do fir të njomë, nan-o i a kam shtrue”.

Kur ndien lajmin besa e shkreta nanë,

I u dridh toka per nen kambë,

Edhe Pjetrin besa fort e ka namë:

“Dalsh i Zi,6 o Pjeter djali i em,

Ti hukatsh porsi qyqja në gem,

Kurrkund në botë mos gjetsh derman,

Si e vrave Gjonin, vIlan t’and?”

Pjetri keq besa asht idhnue,

Ka sjedhë pushken e vehten ka gjue,

Në shkallë të çardakut besa asht rrxue,

E shka briti e zeza nanë,

Sa e ndieu dje1li besa edhe hanë;

Gur e drU besa sa i çuditi:

“Largo mejet – tha – ti nuse e re,

Ty mos të lasht-o dheu per mbij dhe,

Si m’i bore të dy djelmt si zana!”

“P’a ndigjo, ti mori mjerë nana:

S’jam kenë nuse ty me të gazmue,

Jam kenë Zana e malit me zanue”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com