Pa e fshehur emocionin dhe revoltën Romela Begaj ka dalë para mediave sot në një reagim publik pas lajmit se ka rezultuar me doping.
Ka puthur Kuranin dhe është betuar para tij dhe flamurit shqiptar, duke u betuar për ta dhe për dy njerëzit e vet më të shtrenjtë se është e pastër.
“jemi vend i botës së tretë, më vjen keq që kam lindur në një vend që shtet nuk ka për një moment isha krenaria, sot në shi jam harruar e nuk jam më, ndaj unë punën time e bëra, medaljet Shqipërisë ia solla, kam harxhuar rininë që nuk blihet me lekë”- tha ajo.
Ajo deklaroi se “Deri në ditën e fundit betohem para Kuranit, flamurit popullit tim dhe i vë duart mbi këto gjera më të shtrenjta që kam, kam një emër Romela Begaj. Gjaku im është i pastër si zoti më ka krijuar, betohem për kuranin dhe dy njerëzit më të shtrenjtë që kamn në jetë se këto medalje i ka marrë me gjak, me bukë e pa bukë, kam sakrifikuar dhe gjithë sakrifica e familjes sime është kjo që kam”- tha ajo.
Ajo iu drejtua me një thirrje gjithë atyre që sot kanë lëshuar akuza. “Mos merrni pjesë në krim. Si keni familje, fëmijë dhe prindër i dhemb kur i hidhet poshtë djersa e gjaku. Unë jam këtu, gati për cdo verifikim. Jam kampionia e botës, e kam mundur një botë me pastërti, në 12 të natës të çohem prapë do ti mund”- tha ajo.