Loading...

Doktori i famshëm: Ky ushqim magjik e largon ankthin “si me dorë”

Ju ndodh që kur ndjeheni nervozë ose jeni në stres, të hapni derën e frigoriferit për të marrë diçka pa i kushtuar rëndësi se çfarë? E dini që ajo zgjedhje ka shumë rëndësi për përmirësimin e gjendjes tuaj?

Dr. Uma Naidoo shkruan për Harvard Health se mënyra e duhur e të ushqyerit, e pasur me sasi të mjaftueshme të ujit në trup, shmangien e alkoolit dhe kafeinës si dhe disa rregulla tjera të ushqyerjes mund të lehtësojnë dukshëm ndjesinë e ankthit.

Si fillim, mos i anashkaloni vaktet e ngrënies. Kjo mund të çojë në një rënie të papritur të niveleve të sheqerit në gjak, gjë që përkeqëson problemet lidhur me ankthin. Që të konsumoni ushqim të shëndetshëm, të jeni në gjendje të çlodheni dhe ta tejkaloni ankthin me lehtësi, Dr. Naidoo rekomandon futjen e rregullt të këtyre ushqimeve të mëposhtme në dietën tuaj:

  • Rrisni sasinë e magnezit. Ky mund të gjendet në bishtajore, fara, frutat arrore dhe drithërat.
  • Konsumoni më shumë zink. Këtu përfshihetn ushqimet si arra indiane, mëlçi, mish viçi dhe të verdhën e vezës.
  • Acide yndyrore omega-3 në sasi të madhe gjenden tek peshku (sidomos salmon) dhe ndikojnë në uljen e ankthit.
  • Probiotikët janë miqtë tuaj, domethënë lakra turshi, trangujt turshi si dhe kefiri duhet të bëhen pjesë përbërëse e dietës suaj.
  • Dhe së fundi, mbreti i ushqimeve të shëndetshme – avokado. Ushqimet epasura me vitamin B, të tilla si avokado apo bajamet, ndihmojnë në lirimin e neurotransmiterëve serotoninë dhe dopaminë, që të stabilizojnë gjendjen shpirtërore.

Sigurisht, nëse jeni duke luftuar me ndonjë fomë të rëndë të ankthit, terapia tradicionale e ushqimit nuk mund të zëvendësojë, por as edhe të dëmtojë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com