Poezi kushtuar nenes nga Zhaneta Fisti
Dit Vere
Në këtë dit të shënuar,
Nga shpirti rrjedhën urime !
Për ty Ylli i mëngjesit
Fanar i jetës time
Jeta nuk të ka kursyer.
Në çdo rrjedh ke kaluar !
Mrekulli e mrekullive !
Shqiponja e sprovuar.
Kërkoj shum të kopjoj,
Të ndjek gjurmët e tua!
Nuk jam ne grad te arrij,
Gjith lartësit e tua !
Ëndrrën marr e fluturoj,
Me gjith dëshirën e madhe !
Male e Dete të kaloj.
Me ty të heq një valle !
Të festojm siç dëshiron.
Të gjith sofrës të rrethuar !
Të ngrëmë shumë dolli,
Kënga Labe të vej shtruar !
Të ndjek traditën Dukatase.
Në breza dua ta çoj !
Kërkoj,por s’gjej dermanin,
Këtu në botë ku rroj.
Zemrën që në gush mbaj varur,
Të trashëguar nga ti !
Nuk largon djegien e mallit,
Dhe pse është me flori !
Nëna e Xhanit,
Botën na dhurove
Ëndrrat në sepete,
Për ne trashëgove!!
Sot,në këtë mosh,
Rritur me fëmi !
Si të bëj e dashur,
Që ti dërgoj për ty!?
Të kthej çdo ndjenjë mbas,
E me mjeshtëri !
Të vij vet normale
Siç i bëje ti!
Sot në këtë dit Vere .
Zemra shumë uron !
Dhe 100 të lumtur !
Diell i jetes tonë !!