Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë paraditen e sotme një 40-vjeçar, i cili dhunonte gruan.
Më tej policia deklaron se dhuna është bërë në praninë e fëmijëve.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Erjon Sulko, 40 vjeç, banues në lagjen ””Xhevdet Nepravishta” Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.S, 42 vjeçe, në praninë e vajzës së mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.