Ditën e djeshme, futbollisti i njohur italian, Davide Astori dje u gjet i vdekur në hotel, pak orë para ndeshjes me Udinesen.
Menjëherë u raportua se shkak i vdekjes ishte bërë një arrest kardiak, por tani është Prokuroria e Udineses e cila ka konfirmuar se kanë filluar dyshimet se Davide Astori mund të jetë vrarë.
Për “Rai Due”, prokurori i Udineses, Antonio De Nicolo u shpreh:
Është e çuditshme që një futbollist profesionist të kapet nga një sëmundje pa shenja paralajmëruese, por gjithçka është e mundur. Gjithsesi, ne kemi hapur procedurë penale për mundësi të vrasjes. Për momentin është ngritur kundër personave të panjohur. Ne do të bëjmë një autopsi, e cila do të kryhet shumë shpejt”, tha ai duke ngritur fyshime të reja mbi vdekjen e futbollistit.