Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka nxjerre sot dokumentin me 18 faqe është bazuar në të dhënat e antimafias italiane, e cila ka përgjime bisedash dhe shkëmbime mesazhesh mes Habiljave dhe drejtuesve më të lartë të Policisë së Vlorës, të cilët provohet se ishin garantët për mbjelljen dhe trafikun e kanabisit drejt italisë.
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka caktuar në 25 nëntor 2017 masën e sigurisë arrest me burg për Jaeld Celën dhe Gjegj Kohilin, dy ish shefat e policisë të implikuar në trafikun e drogës.
Në vendimin e Gjykatës, i cili u bë publik sot edhe nga Partia Demokratike përmes një konference për shtyp të Enkelejd Alibeajt, përmenden edhe kushërinjtë e ministrit që për kohën kur janë zhvilluar bisedat dyshohet se bëhet fjalë për Sajmir Tahirin.