Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, është shmangur sot nga përballja me akuzat e tjetërsimit të pronës në Dhërmi, duke braktisur Komisionin e Ligjeve.
Hyseni, i cili është denoncuar zyrtarisht nga familja Bua për vjedhjen e pronës, ishte përcaktuar si relator në Komisionin e ligjeve për ligjin e Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PD.
Deputetët e këtij Komisioni, janë njohur në fillim të diskutimit të këtij drafti se relator nuk do të ishte më Alket Hyseni, por deputeti tjetër socialist Bledi Çuçi.
Vetë deputeti i Ramës, i akuzuar për aferën e grabitjes së pronave në Dhërmi, ka dhënë tjetër një provë të mospërballjes me të vërtetën dhe ka braktisur mbledhjen sapo ka nisur diskutimi ku ai ishte përcaktuar si relator, pra për ligjin e Prokurorisë së Përgjithshme.