Një ëmbëlsirë delikate që përgatitet krejt lehtë dhe në pak kohë, por që të magjeps tërësisht me shijen e saj.
Megjithëse origjina e kësaj ëmbëlsirë është orientale, sot receta e saj përgatitet nga amvisat në mbarë botën.
Fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës, e sidomos pas vaktit të drekës apo darkës.
Ndiqni më poshtë recetën për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.
Përgatitja e Rolesë së Ëmbël me Qumësht
Përbërësit
6 gota uji qumësht
3 lugë gjelle me majë miell orizi
3 lugë gjelle me majë niseshte misri
1 gotë ujë sheqer
2 lugë ëmbëlsire sheqer pudër
1 lugë çaji kanellë
Përgatitja
Qumështin, miellin e orizit, niseshten e misrit dhe sheqerin pluhur i hedhim në një tenxhere të thellë.
Me një tel për rrahjen e vezëve përziejmë butësisht përbërësit derisa të bëhet një masë homogjene.
E vemë në zjarr të ulët përzierjen që kemi gatuar dhe vazhdimisht përziejmë kremin e qumështit derisa të piqet.
Së fundmi, shtoni gjalpë dhe lereni të shkrijë me temperaturë të ngadaltë.
Kur ëmbëlsira të jetë trashur e hiqni nga soba dhe e lini të ftohet dhe për të qenë të sigurtë që është kompakte dhe pa kokrra e kaloni në blender.
Në vijim, merrni një tepsi, më pas merrni një lugë nga kremi i qumështit, sheqer pluhur dhe kanellë dhe e përziejeni dhe më pas lyeni me të gjithë sipërfaqen e tepsisë.
Vendoseni tepsinë në sobë të parangrohur dhe rrotullojeni herë pas here për disa minuta nga të gjitha anët në mënyrë që masa që kemi lyer tepsinë të piqet.
Kur të përfundojë procesi i pjekjes hedhim kremin e qumështit në tepsi.
Me anë të një spatule (mjet kuzhine që ndihmon për të kthyer gatime të ndryshme) rregullojmë për ta hapur në të gjithë tepsinë.
Më pas, tepsinë me ëmbëlsirën e fusim në frigorifer për t’u ftohur dhe të bëhet kompakte, e ndajmë në feta të gjata dhe të holla.
Me ndihmën e spatulës, e cila është e lagur, e mbështjellim në formë roleje.
E vendosim në pjatë ëmbëlsirën dhe sipas dëshirës e pluhurosim me kanellë.