Loading...

Del pozivitiv dhe testi B për doping në Kanada, fundoset Romela Begaj

Ka rezultuar pozitiv edhe Testi B i dopingut për peshëngritësen shqiptare Romela Begaj.
Testi B për Begajn u hap pak ditë më parë në Kanada, pasi peshëngritësja u shpall kampione bote në SHBA.

Kujtojmë që në janar të këtij viti rezultoi se Romela Begaj ka përdorur substancën e ndaluar stanozolol në kampionatin botëror të zhvilluar në Amerikë.

peshëngritësja shqiptare është përjashtuar përkohësisht nga çdo aktivitet, por duket që Testi B të cilin e kërkoi vetë Romela e ka fundosur.

Stanozoli është një substancë që ndihmon në rritjen e masës muskulore, shtimin e rruazave të kuqe në gjak dhe forcimin e kockave. Ky lloj dopingu nuk është një risi në botën e sportit, pasi në të kaluarën shumë sportistë kanë paguar pasojat e përdorimit të tij.

Kjo lloj substance përdoret zakonisht në veterinari, për të rigjeneruar kafshët, si kuajt, apo edhe qentë, në patologjitë që ato mund të përballen.

Megjithatë, trajneri i Begajt, Gazmend Haçkani pretendon se gjithçka është e stisur me qëllim favorizimin e peshëngritësve amerikanë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com