Loading...

Del në shitje resorti i Klement Balilit, ja vlera e caktuar për “Santa Quaranta”

I shumëkërkuari shqiptar, Klement Balili ndodhet ende në arrati. Por, autoritet shqiptare duket se kanë gjetur një rrugë tjetër për ta goditur atë.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka nxjerr në ankand, resortin e famshëm të kërkuarit të drejtësisë, “Santa Quaranta”.

Pasuria e Escobarit të Ballkanit, u sekuestrua pas largimit dhe shpalljes së tij në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

Vlera fillestare e resortit në ankand e vendosur nga agjencia është 336 milionë lekë, afro 3 milionë dollarë.

Mbi 40 pasuri që janë konfiskuar si pasuri kriminale së fundmi janë nxjerrë në shitje nga Ministria e Financave.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara bën me dije se vlera totale i kalon 5.5 miliardë lekët.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com