Loading...

Deklarata tronditëse :’E godita mbi 10 herë me çekiç Kreshnikun, pastaj e …’

Albert Zekaj është braktisur nga familjarët dhe të afërmit pas zbulimit të ngjarjes, se 8 muaj më parë ka vrarë shokun e tij. Nga ana tjetër, 32-vjeçari nga Malësia e Madhe tha para trupit gjykues dëshmi tronditëse për mënyrën se si ka kryer vrasjen e 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj më 22 qershor të vitit të kaluar.

Zekaj tha se natën e vrasjes kishte shkuar në gjendje të dehur në shtëpinë ku jetonte bashkë me Kreshnik Beqirajn. Nën efektin e alkoolit, ai tha se e kishte goditur shumë herë me çekiç, ndërsa 36-vjeçari ishte në gjumë, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas e ka lënë trupin për tri ditë të fshehur në shtëpi dhe pastaj e ka copëtuar.

Më tej, e ka mbështjellë me batanije dhe i ka vendosur në një valixhe dhe pjesët e trupit i ka hedhur në një zonë të fshatit Daullas. Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve, pasi i ati i Kreshnikut kishte humbur kontaktet me të birin, ka shkuar në shtëpinë ku jetonin dy të rinjtë për t’u interesuar.

“Isha i dehur. Piva në një lokal te “Zogu i Zi”. Kur shkova në shtëpi, ai po flinte. Mora një çekiç dhe e godita disa herë në kokë. Nuk e di sa herë, por ndoshta nja dhjetë herë. E godisja me nerva. Pastaj, kur u sigurova që vdiq, e fsheha poshtë krevatit që të ngrinte gjaku. Tri ditë e mbajtja në shtëpi se nuk kisha si ta nxirrja trupin nga aty. Një ditë më pas erdhi i ati dhe e kërkoi, por unë i thashë që ishte në punë. Kur iku ai, mori një fotografi dhe e dija që do denonconte, prandaj kërkova mjete prerëse, sëpatë dhe thikë. E copëtova trupin ditën e tretë dhe e futa në valixhe, pastaj e mbështolla me batanije dhe shkova natën e varrosa në kanal. Isha i çoroditur nga ajo që kisha bërë. U pendova që atë ditë. Edhe tani ndihem në faj. Jam penduar dhe u kërkoj falje familjarëve, ligji le të veprojë”, mësohet të ketë thënë 32- vjeçari Zekaj, i cili ka shprehur qetësisht gjithçka ka ndodhur ditën e vrasjes dhe më pas deri në groposjen e trupit.

Ai ka treguar se që nga dita që e groposi e në vazhdim ka qenë në gjendje shumë të keqe mendore dhe psikologjike. Vrasja makabër e Kreshnik Beqirajt u zbulua rreth 8 muaj pas ngjarjes. Ishin banorët e fshatit Daullas në Fier, që panë në një kanal kufomën.

Pas hetimeve dhe lindjes së dyshimeve se mund të bëhej fjalë për 36- vjeçarin Beqiraj, të deklaruar të zhdukur prej 22 qershorit të vitit të kaluar, u arrit zbardhja e plotë e ngjarjes, që çoi në arrestimin e Albert Zekajt, 32 vjeç, me banim në Kalldrun, Malësi e Madhe. Zekaj ka qenë shok me viktimën, pasi janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë.

Dy të rinjtë u kthyen në Shqipëri në fillim të vitit 2017 për shkak se autoritetet belge zbuluan se ishin pa leje qëndrimi dhe pasi u mbajtën disa ditë në kamp, u riatdhesuan. Duke qenë se vendi ku Zekaj kishte familjen nuk i ofronte asnjë mundësi jetese, dy të rinjtë kanë rënë dakord që të marrin një shtëpi me qira në qytetin e Fierit.

Debatet mes dy të rinjve kishin nisur lidhur me pagesën e qirasë së shtëpisë dhe shpenzimet e jetesës. Pasi Kreshnik Beqiraj e kishte paralajmëruar shokun e tij se duhej të gjente punë për të mbuluar shpenzimet dhe në të kundërt do të duhej të largohej nga shtëpia, i riu nga Malë- sia e Madhe kreu krimin e tmerrshëm.

Rreth tetë muaj pas ngjarjes, ishte denoncimi i banorëve të fshatit Daullas, që ndodhet rreth 13 km larg qytetit, për gjetjen e kufomës që çoi në zbulimin e vrasjes. Në vendin ku ishte groposur trupi i 36-vjeçarit nga Fieri u gjet një batanije si dhe çekiçi me të cilin është kryer krimi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com