Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të dhëna të rëndësishme mbi lidhjet e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe vendeve latine duke komentuar kapjen e 613 kg kokainë në Durrës.
I ftuar në studion në rubrikën “Opinion” në News 24, Hoxha ka komentuar masën e sigurisë së kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sot për Arbër Çekaj. Gazetari u shpreh se Çekaj është një individ i rëndësishëm përderisa i është besuar një ngarkesë kaq e madhe.
Sipas tij një person nga veriu është si pikë lidhëse dhe komanduese që bën të mundur kontaktet e shqiptareve me trafikantë në Amerikën Latine..
“Alarmet që po vinin nga Europa tashmë janë të provuara, ne nuk kemi të bëjmë më me celula të pa rëndësishme, tani kemi pjesën tonë të trafikimit të drogës në rrjetin ndërkombëtar. Ekuadori është baza ku shqiptarët porosisin drogën. Një person nga veriu është si pikë lidhëse që bën të mundur kontaktete e shqiptareve me trafikantë nga Ekuador,” ka thënë Hoxha.
Emrin nuk e tha dhe as karaktestika të mëtejshme nuk dha Artan Hoxha. Por së paku t’ia thotë Prokurorisë cili është ky verior i rëndësishëm që del si kapo i kapove.
Pyetja publike: A është biznesmen, politikan apo person i panjohur nga media?