Pas largimit nga stoli i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij.
Para disa muajsh ai u bë trajner i Alavesh në Spanjë dhe aventura e tij te kjo skuadër përfundoi shumë shpejht pasi u shkarkua për rezultate të dobëta.
Tani ai është i papunë dhe po i vijnë oferta vetëm nga ekipet që duan mbijetesën. Kjo e ka mërzitur edhe më shumë De Biazin.
Mbase tani ai po mendon një rikthim te Shqipëria, aty ku ishte vërtet i lumtur.
Natyrisht trajner ne kemi Panuçin dhe De Biazi do ishte i tepër, por një rol drejtuesi për De Biazin në FSHF, do gjendej menjëherë.
I pyetur nga Panorama Sport për një rikthim si drejtor e ekipeve kombëtareve në Shqipëri De Biazi u shpreh:
Nuk e kam menduar… Megjithatë, mund të jetë një ide për të ardhmen.