E frikshme fakti qe cdo jave vijojne raste te shofereve qe qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara.
Ne nje video postuar gjate mbremjes nga policia e Shtetit, shihet se ka pasur raste qe kane coroditur edhe vete policine.
POSTIMI I POLICISE:
Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes ne autostraden Tirane -Durres-Tirane.
Ne oret e para te mengjezit jane evidentuar nga Radari drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara.
Jane evidentuar shpejtesi qe variojne nga 153 km/ore deri ne 213 km/ore.
Shpejtesi te tilla jane burim aksidenti e rrezik potencial per perdoruesit e rruges.
Policia Rrugore e Tiranes konstaton me shqetesim se kryesisht ne fundjave shume drejtues mjetesh qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara.
Policia Rrugore e Tiranes apelon per zbatim te rregullave te qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve por dhe nga kembesoret, me qellim rritjen e parametrave te sigurise se jetes ne rruge.