Loading...

Cilët janë politikanët shqiptarë me diplomë nga “Meti i Kristalit”?

Shumica prej tyre deklarojnë se kanë studiuar në universitete të famshme ndërkombëtare, por duket se jo të gjithë deputetët shqiptarë kanë patur fatin e Bashës apo Bushatit.

Të vetmet diploma që kanë në xhep disa prej politikanëve tanë, janë ato të Universitetit “Kristal”, pronari i të cilit është arrestuar ditën e sotme.

Policia njoftoi se kishte arrestuar Ahmet Mucaj , ish-pronarin e Kristalit, nën akuzat e shit-blerjes së diplomave.

Ai akuzohet se pajiste shtetas të ndryshëm me diploma që mbanin datën dhe vulën e kohës kur universiteti ishte hapur, kundrejt pagesës.

Megjithatë, ajo që vlen të theksohet është se në kohen e mbylljes së 18 universiteteve, u publikuan mjaft emra deputetësh që ishin pajisur me diplomë në Universitetin “Kristal”.

Ata janë: Artan Gaci i PS-së, Albina Dede e PD-së, Shkëlqim Selami i LSI-së, Bedri Hoxha i PD-së, Ylli Shehu i PR-së por dhe Këshilltari i Kulturës në atë kohë Fate Velaj, sot Deputet i PS-së).

Theksojmë nga ana tjetër se edhe vetë Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla masterin e ka kryer në një prej universiteteve që iu pezullua licenca.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com