Loading...

Blendi Fevziu braktis gazetarinë, merr post të rëndësishëm

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu duket se do te braktise gazetarine per te nisur nje karriere te re ne diplomaci. Kjo pasi ai ka marre nje post te rendesishem nga Presidenti i Kosoves.

Gazetari, gjithashtu një nga pronarët më të pasur të medieve shqiptare është emëruar nga Presidenti Haxhim Thaçi konsull i Kosovës në Durrës, raporton “newsbomb”.

Diplomacia e Kosovës, ndërkaq, është shumë heremetike në dhënien e informacioneve që ngjallin interesin e kujdo lidhur me faktin se ku do të vendoset kjo seli, numri i personelit, rolit të tyre apo mënyrës se si do funksionojë. Newsbomb.al kontaktoi edhe me ambasadorin e Kosovës në Tiranë, zotin Sylë Ukshini i cili tha se “di diçka” por i takon ministrisë së Jashtme të japë sqarime të hollësishme.

Është intriguese në fakt kjo lëvizje diplomatike, duke ditur që ambasada në Tiranë, ndodhet vetëm 30 kilometra larg Durrësit.

Mbetet për t’u zbuluar në vazhdim nëse Fevziu e ka marrë shtetësinë kosovare apo se si do komportohet në qytetin bregdetar, aty ku ka edhe një vilë luksoze. Vetë gazetari nuk është “ndjerë” për këtë katapultim të bujshëm të tij nga gazetaria në diplomaci.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com