Bisede me nenen
Nena ime moj flori
Lumsi une qe te kam ty
Sa te dua une e di
Kam nje mal me dashuri.
Fjale nene, fjale ari
Eremire lule mali
Lule trndafil behari
Ilac qe te sheron xhanin.
Oh moj nene, nenokia ime
Malli te ka marre
Ndaj dhe ne te perenduar
Del e pert ne shkalle
Ditet numuron me gishta
Dita- diten shtyn
Ja dhe pak se vjen barjami
Mbase do me vije.
Nata nuk ka te mbaruar
Ti dhe nata bashke
Me je tretur e vetmuar
Mbase vjen per pashke.
Ne mos arte dhe per pashke
Mbase vjen ne vere
Mu doq shpirti se jam plake
Ndoshta nuk me gjen.
Do te vij nenokia ime
Edhe do te gjej
Aty une kam gjysmen time
Kam edhe folene.
Ndaj, mos me rri merzitur
Shpirte bardha ime
Si ti dhe une jam zhuritur
Mbytur ne kujtime.
Malli me ka marre
Qe te te rri prane
Te te puth ne faqe
Ne gjoks te te mbaj
Te te heq dhimbjen
Te ta zgjidh shamine
Te ti largoj thinjat
Te te kthej rinine
Ndaj mos me ik
Me prit edhe pak
Po s’erdha per pashke
Do vij per barjam.
Athine.