Biri im
Merri sytë e mi e shih veten,
E bota do të marri tjetër kuptim
Do ta duash njëqindmijë herë më shumë jeten
E s’do të gjesh asnjë pendim!
Biri im…
Merre mendjen time e mendo për veten
Do të biesh në ëndrra plot fat e lavdi,
Do të duash njëqindmijë herë më shumë jetën
Pak sforco e pak mençuri!
Biri im…
Merre zemrën time në trupin tënd të brishtë!
Merre dashurinë time, ngrohtësinë, bekimin.
Duaje veten bir…se është kohë e ligë
Duaje jetën bir …e do jem fatlume !
Anila Toto