Loading...

Besnik Mustafaj: Nuk është zgjidhje rikthimi i Berishës në krye të PD

Ish-ministri demokrat Besnik Mustafaj ka folur sot për gjendjen aktuale të PD. Ai tha se nuk e sheh si zgjidhje rikthimin e Sali Berishës në krye të partisë.

“I vetmi personalitet që mund t’i bashkojë të gjithë brenda PD është Berisha, këtë e thonë edhe të tjerët. Nuk mendoj se kjo është zgjidhja, por besoj se Berisha e ka bërë të qartë këtë duke thënë sidomos pas zgjedhjeve të 2017-s, që pas humbjes së thellë të PD, dhe ai në disa dalje ka theksuar se ai nuk kthehet më.

Besoj se nuk është zgjidhja tek rikthimi, se ai e ka bërë rrugën e tij në politikë, dhe se ai vetë nuk e beson një gjë të tillë. Shumë e mendojnë se koha e drejtimit të PD nga Berisha është një kapitull i mbyllur. Kjo thirrje që drejtohet te Berisha është shprehje e dëshpërimit të madh që zotëron te një pjesë e madhe e demokratëve. Sfida që ka PD, është kapërcimi i këtij dëshpërimi.

Mua nuk më rrezulton se Berisha është prapa Bashës, prej disa kohësh jo vetëm tani. Basha po bën lidershipin e tij, dhe është përgjegjës 100% i gabimeve të tij. Unë besoj se kontradikta që është tani në sjelljen politike të demokratëve, qëndron në faktin se edhe kritikët e Bashës, nuk po shkojmë më tej se kaq,” tha Mustafaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com