Vjen reagimi i parë nga zyrtari i qeveristë pas deklaratës së fortë bërë mbrëmjen e djeshme nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili tha “Do ta qelloja dhe vetë me snaiper Edi Ramën në 21 Janar.”
Është zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ai i cili i kthen përgjigje Berishës duke e cilësuar një vrasës gjakftohtë të demokracisë në Shqipëri ndërsa thotë se deklarata e tij pohon kësisoj se urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit e ka dhënë vetë ish-kryeministri.
“Berisha është një vrasës gjakftohtë i demokracisë në Shqipëri. Kështu që për të vrarë njerëz e ka me të lehte. Është formuar në shkollën ” Në njerën dorë kazmën , në tjetren pushkën”, pra shkatërro dhe vra! Me këtë deponim publik ka pranuar se urdhërin për të qelluar mbi demostruesit e paarmatosur në 21 Janar e ka dhënë ai vetë”, thotë në reagimin e tij Petro Koçi.