Në shkurt, në një raport u tha se vendet “tregojnë elementë të qarta të kapjes së shtetit, duke përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës”.
Bashkimi Europian po planifikon të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor në perandorinë e saj, kjo të paktën deri në vitin 2025. Bashkimi me bllokun, është një nga zgjerimet më të diskutueshme deri tani edhe pse shtetet aktualisht janë prapa standardeve të pranimit.
Zgjerimi i BE-së është një çështje jashtëzakonisht përçarëse dhe ka luajtur një rol në referendumin e Brexit në Britani gjatë vitit 2016, si dhe në zgjedhjet kombëtare në Francë, Austri dhe në vende të tjera.
Por blloku po ecën përpara, pasi planifikon të pranojë Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën deri në vitin 2025.
Në shkurt, në një raport u tha se vendet “tregojnë elementë të qarta të kapjes së shtetit, duke përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës”.
Dokumenti i BE-së shton se asnjë nga vendet “aktualisht nuk mund të konsiderohet një ekonomi tregu funksionale”. Kontestet gjeografike mbeten një çështje e pazgjidhur si një trashëgimi e së kaluarës e rajonit.
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha në Konferencën vjetore të Sigurisë së Mynihut se: “Ka shumë konteste kufitare në Ballkanin Perëndimor dhe ato duhet të zgjidhen para se të mund të shkojmë një hap më tej”.
Serbia është ekonomia më e madhe e rajonit dhe ka GDP-në më të madhe se vendet anëtare të BE-së, Kroacia dhe Lituania. Por, me këtë përjashtim ekonomitë e rajonit nuk janë veçanërisht të mëdha. Prodhimi i tyre është i barabartë me një për qind të PBB-së së BE-së. Në nivelet aktuale, rajoni do të ishte ndër ekonomitë më të vogla të BE-së. Aderimi i Ballkanit do të ishte zgjerimi më i madh i BE-së.