Nga Nuri Hoxha:
Balade kushtuar heroit te popullit
*********** FEIZI MICOLI************
Tek ure e Tamares
fle nje lapidar,
tjetri ne Bolene
ngritur sa nje mal.
Ngrire ne piedestal
afer me Asimin (Alikon)
dukesh sikur flet
edhe jep kushtrim.
Ndoqe mbas nje bande
me nje batalion,
me nje ze komande
Kelmendi ushton.
Ishte mbushur rruga
me pusi e prita,
s’ndalet komandanti
se njeh c’eshte frika.
Me rrip te dyfekut
forte e lidhe fatin,
mbas teje jot-shoqe
me ty hodhi hapin.
per moshen rinore
more si shperblim,
bresheri me plumba
dhe jeten o trim.
Bjeshket ulen kryet
mbi honet e thella,
aty mbylli syne
trimi nga Bolena.
Te qau me ligje
ulur ne grop arre,
qau Hanko Metia
ty edhe vellane.
Si te mbajti dheu
forte te ka mberthyer,
te priten dy enjgjej
akoma sje kthyer.
c’nur te paska rene
te shikoj e c’mallem,
kthehem edhe shkruaj
si lume me vine vargjet.
Nene e mjera nene
si pate duruar,
per djalin qe humbe
ta muarr neper duar.
Gjithmone do jesh gjalle
kujtohesh ne breza,
komandanti trim
trim FEIZI BOLENA.
Vlore 2017 N.HOXHA.